Ç’është demokracia?

Ç’është demokracia?

Para së gjithash, duhet cekur se secili nga ne e di se me “demokraci”, nënkuptojmë sundim të popullit, apo ashtu e kemi lexuar diku, e që është në kontrast me aristokracinë, (sundimi i më të mirëve, apo thënë ndryshe më të fismeve) dhe monarki (sundim i një individi). Por, demokracia në kuptimin e sundimit të popullit mund të tingllon mirë në teori, ndërsa,  praktikisht asgjëkundi nuk “sundon populli” : Kudo sundojnë “qeveritë dhe fatkeqsisht edhe burokracia d.m.th nëpunësit e shtetit”. Përveç kësaj, edhe shtetet sikurse Britania e Madhe, Danimarka, Norvegjia si dhe Suedia janë monarki dhe njëkohsisht shembuj shumë të mirë të demokracisë.

Meqense folem më lartë për format e qeverisjes, atëher mund të konstatojmë se kemi dy forma shtetrore : njëra është qeverisje demokratike, dhe tjetra triania, apo thënë më sakë diktatura.

Siç e dimë në të kalurën, Platoni dhe Marksi venin theksin tek pytja se kush duhet të qeveris ? Populli apo (më pak të mirët), punëtorët(e mirë), apo kapitalistët(e kqinjë)? Shumica apo pakica ? Partia e majtë apo e djathtë, apo një parti e qendrës ? Sipas K R.Popperit të gjitha këto pytje janë shtruar gabim. Sepse nuk është e rendsishme kush qeveris, për aq kohë sa qeveria mund të hiqet qafe pa gjakderdhje nga pushteti.

Pra, në kontekstin që po flasim çdo qeveri, të cilen mund ta heqim qafe, ka një nxitje të fort për tu sjellur në atë mënyrë, që njerzit të jenë të knaqur me atë. Për më tepër, për të vërtetuar këtë teori të demokracisë në praktik, duhet sqaruar përmes trajtimit të problemit në sistemin proporcional në zgjedhje.

Si ndikon ndikon Ligji proporcional në praktikë ?

Sa më shumë parti, aq më i vështirë është formimi i qeverisë. Kurse, në anë tjetër po të kishte vetë dy parti që garojnë në zgjedhje, atëher do ishte më lehtë formimi i qeverisë. Pra, proporcionali ua mundëson edhe partive më të vogla që të fitojnë një ndikim, e në disa raste vendimtare në formimin e qeverisë, dhe me pas në marrjen e vendimeve kryesore të asaj qeverisje.Megjithatë, sistemi proporcioanl bashkë me të edhe numri i madh i partive,ndikon, ku është e mundur,  akoma me keq përsa i përket largimit të një qeverie me anë të një vendimi popullor, pra zgjedhjes së një parlamenti të ri.

-Së pari sepse ekzistojnë shumë parti  dhe prandaj zor se mund të pritet se njëra prej shumë partive do ta arrij shumicën absolute;

-Së dyti njerëzit nuk presin që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë e gjyqit popullor në lidhje me qeverinë.

-Së treti : Edhe atëherë kur do të largojnë qeverinë ekzistuese të shumicës, ajo nuk mund të arrij këtë patjetër. Sepse, edhe nëse një parti, pati deri dje shumicën absolute (kështu që mund të bëhej përgjegjëse), e humbet shumicën apsolute, ajo me shumë gjasa prap mbetet partia me e madhe. Andaj, bazuar në atë cekëm më lartë,  mund të themi se problemi që sjell sistemi proporcional me veti,  është fakti se një parti e vogël mund të rrëzojë qeverinë edhe pa zgjedhje të reja, pa patur mision të ri nga zgjedhësit, dhe kundershti të plotë që është në themel të proporcionit: me idenë e se ndikimi i një partie duhet të korrospodojë numrin e  zgjedheseve të saj.

Por, në vendet e tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britani të Madhe kemi një sistem tjetër zgjedhor dy partikak, ku kryesisht qëndrojnë përball dy parti dhe konkurrojnë njëra me tjetrën.

Sipas shumë autorëve, të teorive politike dhe sistemve zgjedhore, sistemi dy partiak është më mirë sesa ai proporcional, sepse ai shpie drejt autokritikës së partive. Në qoftëse një nga dy partitë pëson disfatë të thellë në zgjedhjet e fundit, atëher zakonisht ndodh një reformë radikale brenda partisë që ka humbur zgjedhjet. Kjo është si pasojë e konkurrencës dhe verdiktit ndëshkues të zgjedhësve, i cili nuk mund të mos shihet.

Në këtë kuptim edhe sistemi proporcional krijon rrezikun sepse e minimalizon vendimin e shumicës gjatë zgjedhjeve, dhe më këtë e minmalizon edhe ndikimin mbi partitë që mund të ketë humbja e zgjedhjeve.

Pikapmja tjetër se proporcionali është demokratik, sesa sistemi amerikan dhe britanik, është e paqendrushme, sepse kjo i referohet një teorie të tejkaluar lidhur me demokracinë si qeveri e popullit, e cila fillin e saj,  e ka tek teoria e sovranitetit të popullit.

Sipas K R. Popperit, kjo teori është moralisht e gabuar dhe pathemeltë, ajo është tejkaluar prej kur mazhoranca e ka pushtetin e largimit. Ky argument moral akoma ndoshta më rëndësishëm që sesa argumenti praktik se nuk na nevojiten “ më shumë se dy parti plotësisht të përgjegjshme dhe konkurruese”, për t’iu dhënë zgjedhësve pushtetin që të i bëjnë gjyqin qeverisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Shkruar, nga Arbnor Sadiku