Çfarë duhet të dini për skiatorin Albin Tahiri që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të parë në histori

Albin Tahiri është sportisti i vetëm kosovar që do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen prej 9 deri më 25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.

Në mbrëmjen e së hënës ai së bashku me ekipi olimpik të Kosovës të përbërë nga pesë persona është nisur drejt Koresë.

Gjatë ditës së hënë atij iu dorëzua flamuri i Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi.

Tahirit iu dorëzua flamuri i Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi.

Albin Tahiri ka fituar normën olimpike dhe do ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik, shkruan Telegrafi.

Albin Tahiri në aksion

Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018.

Por kush është Albin Tahiri dhe si arriti të bëhet skitar i nivelet të larta?

Djaloshi është 28 vjeç dhe ka lindur Slloveni me prindër shqiptar dhe për këtë vendosi ta përfaqësojë Kosovën.

Tahiri gjatë stërvitjes

Ai me profesion është dentist, ndërsa karrierën si skiator e ka ndërtuar në Slloveni.

Djaloshi intervistat i jep në gjuhën angleze, pasi ka vështirësi të flas në gjuhën  shqipe edhe pse e flet atë dhe premton që do të mësojë më mirë, shkruan Telegrafi.

Tahiri suksesin më të madh e ka arritur në garën e fundit të Kampionatit Botëror kur u rendit i 49-ti në botë, nga 120 skiatorë që morën pjesë.

A stërvitjen e ka kryer një pjesë në Kosovë dhe një pjesë në Austri.

Skiator i përgatitur që me punë dhe angazhim kërkon suksesin

Në fjalim e mbajtur të dielën në Asamblenë e Komitet Olimpik, ai i falënderoi të gjithë në gjuhën shqipe, pastaj për të vazhduar në anglisht.

“Në vitin 2008 vendosa ta lë Sllovenin dhe të garoj për Kosovën. Ishin 10 vite të gjata dhe të lodhshme, por do të prisja edhe 10 vite të tjera për të qenë këtu”.

“Mund të them që ka qenë vendimi më i mirë në jetë që e kam marrë atë ditë, jam krenar që jam pjesë e këtij ekip, jam krenar që do ta bartë flamurin e Kosovës. Ju premtoj që do ta jap maksimumin që t’ju bëjë krenar, ashtu siç më keni bërë ju mua krenar”, ka thënë Tahiri.

Nisja për në LOD PyeongChang 2018 nga Aeroporti ‘Adem Jashari’

Tahiri ka thënë shumë herë që ndjehet keq që do të jetë i vetëm në Korenë e Jugut, por shpreson që në të ardhmen me punë Kosova të ketë më shumë skiatorë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ai premton angazhim të madh, pse jo një ditë edhe një medalje për Kosovë.

Kosovës nuk i mbetet asgjë tjetër veç t’i themi: “Paç fat Albin!”. /Telegrafi/

The post Çfarë duhet të dini për skiatorin Albin Tahiri që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të parë në histori appeared first on Telegrafi.