Çfarë fati, Interi eliminohet sërish në ndeshjen e fundit

Çfarë fati, Interi eliminohet sërish në ndeshjen e fundit
Tash esht Koha
22:55 | 10 Dhjetor 2019

Ashtu sikurse sezonin e kaluar, Interi edhe këtë edicion ka pësuar eliminim shokues nga Liga e Kampionëve.

‘Zikaltërit’ nuk kanë arritur të mposhtin Barcelonën e përgjysmuar, duke pësuar disfatë në fund 1:2.

Ekipi i Antonio Conte kishte nevojë për fitore për kalimin tutje, por nuk e arriti dot.

Mysafirët shënuan të parët me Carles Perez (23’), por Romelu Lukaku (44’) me një gol të bukur baraspeshoi gjithçka para pushimit.

Kur pritej që të shënonte Interi, në skenë doli Ansu Fati (87’) i cili tre minuta pasi u fut në fushë realizoi për fitoren e Barcës.

Nga grupi F, Barca kualifikohet me 14 pikë në vendin e parë, Dortmund me 10 sosh në të dytin ndërsa Inter luan në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS