Çfarë kërkese ka BDI nga Ivanovi?

Bashkimi Demokratik për Integrim, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike, i drejtohet, siç shkruajnë ata, Gjorge Ivanovit, me kërkesë për ta rishikuar vendimin për falje të datës 12 prill.

“Të deklaroni një angazhim të qartë politik për tërheqjen apo anulimin e të njëjtës. Vendimi i mësipërm paraqet një ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin e reformave që filloi me marrëveshjen politike të 2 Qershorit 2015 dhe Protokollit të 15 Korrikut 2015, prandaj kërkojmë urgjentisht që të rishqyrtoni këtë vendim dhe në kohë sa më të shkurtër të mundshme të sillni vendim politik për të tejkaluar situatën e sapokrijuar dhe për të gjetur një mënyrë ligjore për të realizuar kërkesën e mësipërme. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe agjendës së reformave”, thuhet në njoftimin e BDI-së.