Çfarë mendon Bujanoci për kryeministrin Edi Rama

Çfarë mendon Bujanoci për kryeministrin Edi Rama

Bujanoci, është një tjetër komunë që Top Story solli të dokumentuar, ku shumica e banorëve janë Shqiptarë. Ky qytet është disi më i zhvilluar, Komuna këtu qarkullon rreth 12 milionë euro në vit, që janë të mjaftueshme të plotësuar nevojat e banorëve të saj.
Top Story nuk mundi të filmojë me dron qytetin, pasi autoritetet serbe kërcënuan me arrestim të gazetarëve, nëse do të ndodhte një gjë e tillë.
Shqiptarët nuk mund të përdorin as simbolet e tyre, ndryshe nga veriu i Kosovës, që është i veshur me flamuj të Serbisë.
Jashtë komunës, në shëtitoren e vogël të Bujanocit, serbë dhe shqiptarë jetojnë në paqe mes njëri-tjetrit. Zakonet mes tyre janë të ngjashme, pasojat e luftës duket se janë harruar. Përpara kamerës së Top Story serbët nuk donin të flisnin.
Serbët nuk janë shumë të interesuar për politikën, megjithatë ata i ndjekin me interes zhvillimet e reja, për bashkimin e Bujanocit me Kosovën.
Si një popull me ironi dhe humor, serbët nuk lënë pa komentuar as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Edi Rama… ju e njihni më mirë. Ai po bëhet modern më tepër se çduhet me veshjet e tij. Nuk shkohet me atlete në mbledhje. Duhet të veshë këpucë”, “Bashkimi i Bujanocit me Kosovën do të jetë gjë e mirë sepse ashtu ka thënë Edi Rama. Dhe ai është eksperti më i madh në Europë”, thonë banorët.
Në qendër të Bujanocit ka më pak shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë në fshatrat përreth. Rinia shqiptare nuk e gjen veten askund, kryesisht bëjnë punë të rëndomta dhe pjesa më e madhe e tyre largohen në vendet e Bashkimit Europian.
Bashkimi me Kosovën, për ta është një diskutim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve.

Top Story/ Ja çfarë mendojnë serbët për kryeministrin Edi Rama

Top Story/ Ja sesi e ironizojnë serbët, kryeministrin Edi RamaBujanoci, është një tjetër komunë që Top Story solli të dokumentuar, ku shumica e banorëve janë Shqiptarë. Ky qytet është disi më i zhvilluar, Komuna këtu qarkullon rreth 12 milionë euro në vit, që janë të mjaftueshme të plotësuar nevojat e banorëve të saj. Top Story nuk mundi të filmojë me dron qytetin, pasi autoritetet serbe kërcënuan me arrestim të gazetarëve, nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Shqiptarët nuk mund të përdorin as simbolet e tyre, ndryshe nga veriu i Kosovës, që është i veshur me flamuj të Serbisë.Jashtë komunës, në shëtitoren e vogël të Bujanocit, serbë dhe shqiptarë jetojnë në paqe mes njëri-tjetrit. Zakonet mes tyre janë të ngjashme, pasojat e luftës duket se janë harruar. Përpara kamerës së Top Story serbët nuk donin të flisnin.Serbët nuk janë shumë të interesuar për politikën, megjithatë ata i ndjekin me interes zhvillimet e reja, për bashkimin e Bujanocit me Kosovën.Si një popull me ironi dhe humor, serbët nuk lënë pa komentuar as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën."Edi Rama… ju e njihni më mirë. Ai po bëhet moder më tepër se çduhet me veshjet e tij. Nuk shkohet me atlete në mbledhje. Duhet të veshë këpucë", "Bashkimi i Bujanocit me Kosovën do të jetë gjë e mirë sepse ashtu ka thënë Edi Rama. Dhe ai është eksperti më i madh në Europë", thonë banorët. Në qendër të Bujanocit ka më pak shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë në fshatrat përreth. Rinia shqiptare nuk e gjen veten askund, kryesisht bëjnë punë të rëndomta dhe pjesa më e madhe e tyre largohen në vendet e Bashkimit Europian.Bashkimi me Kosovën, për ta është një diskutim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve.

Opublikowany przez Top Story në Top Channel Środa, 24 października 2018