Çfarë nuk u pa nga kamerat në Parlament/ Mimi Kodheli si fotografe, Majko ‘shkrin gazit’ ministret

Çfarë nuk u pa nga kamerat në Parlament/ Mimi Kodheli si fotografe, Majko ‘shkrin gazit’ ministret

Ditën e sotme është mbajtur seanca plenare e rradhës. Ashtu si shihet edhe nga fotot, kjo e sotmja, ka qenë një seancë e qetë. në fotot e mëposhtme shfaqet ajo çfarë nuk u pa sot nga kamerat. Mimi Kodheli duket shumë e përqëndruar për ti shkrepur dy kolegëve të saj një foto.





E ndërsa ajo bënte foton, është fotografuar edhe vetë. Më tej edhe ministret duket se kanë pasur një moment të këndshëm, teksa mes tyre shfaqen të buzëqeshura. Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka janë fotografuar teksa janë duke qeshur gjatë bisedës me Pandeli Majkon. Duket se një incident i vogël është shënuar edhe pranë foltores. Ku një nga deputetët e rinj është ngritur, pa u kuptuar mirë se për çfarë arsye, por duket se punonjësit e Gardës nuk e kanë lejuar të afrohet më shumë.

TAGS