Çfarë po ndodh mes Getoarit dhe Marinës?

Çfarë po ndodh mes Getoarit dhe Marinës?
22:40 | 19 Gusht 2019

Së fundmi po qarkullojnë zëra për një ndarje të mundshme.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi disa javë më parë kishin udhëtuar rreth vendeve më të bukura të botës për t’i kaluar pushimet verore në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan lajmi.net.

Çifti gjatë kësaj periudhe ishin shumë aktiv në rrjete sociale duke publikuar imazhe shumë romantike.

Mirëpo më tu kthyer filluan të qarkullojnë zëra se dyshja nuk po gëzojnë më raporte të mira, kjo për shkak se Marina po dëshiron t’i kthehet televizionit.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që si kemi parë prej javësh bashkë vlen për të ngjallur dyshimet se ata po kalojnë një krizë. /Lajmi.net/

TAGS