Champions, Valverde i bën një dhuratë Conte-s

Sekreti i një trajneri të mirë është marrëdhënia që ndërton me skuadrën e tij, veçanërisht me ata që luajnë më pak. Ka nga ata që bëjnë shumë rotacion dhe ata që bëjnë më pak, por është e domosdoshme që të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Në këtë aspekt, Valverde-s nuk mund t’i thuhet gjë.

Trajneri spanjoll, i kritikuar shumë për lojën e Barcelona-s së tij, u ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve që të zbresin në fushë. Duke filluar nga 14 minutat e Ronald Araujo, mbrojtës uruguaian, deri te 1710 të Ter Stegen. Portieri është i vetmi që nuk ka humbur asnjë moment në këtë sezon. Kjo do të thotë se dikush nuk ka luajtur asnjë minutë.

Norberto Murara Neto, ish-portier i Fiorentina-s dhe Juventus-it, nuk ka debutuar akoma me Barçën. Ai u transferua te katalanasit gjatë verës së kaluar në këmbimin që dërgoi kolegun Cillessen te Valencia dhe ndoshta shpresonte të luftonte për vendin e titullarit me Ter Stegen. Një shpresë kjo që është shuar nga zgjedhjet e teknikut, që gjithsesi ka mbetur i befasuar nga puna e portierit.

Deri në atë pikë sa, siç ka bërë të ditur AS, po mendon ta aktivizojë nga minuta e parë në ndeshjen e Champions League kundër Inter-it. Ky do të ishte “shpërblimi” i Valverde-s për durimin e treguar nga braziliani, i cili do të kishte patur më shumë hapësira në Kupën e Mbretit nëse ndeshjet nuk do të kishin qenë me një ndeshje.  

Duke patur parasysh se çdo hap fals mund t’i rrezikojë vendin, Valverde ka preferuar të bëjë zgjedhjen e sigurt dhe  t’i besojë Ter Stegen-it. Megjithatë, katalanasit nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen kundër zikaltërve, duke parë se do ta ruanin vendin e parë në grup edhe në rastin e një humbjeje.

Aktivizimi i Neto-s nga minuta e parë mund të lumturojë Inter-in, që nuk do të kishte përballë një portier në formë si Ter Stegen.

Dhe mund të zemërojë Dortmund-in, që lufton për kualifikimin bashkë me zikaltrit.

MEDIAL.mk