Chelsea do të apelojë vendimin e FIFA-s për ndalimin e transferimeve

Chelsea ka konfirmuar se ata do të apelojnë vendimin e FIFA-s për t’i ndaluar ata nga regjistrimi i lojtarëve të rinj për dy afatet e ardhshme të transferimeve.

FIFA zbuloi se Chelsea u gjet fajtor për shkelje të rregullave në lidhje me nënshkrimin e 29-të lojtarëve të mitur.

Kështu, shtëpia më e madhe e futbollit në botë vendosi t’i dënojë ata me një ndalesë transferimi për dy afatet e ardhshme kalimtare dhe gjobë 460 mijë funte.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Blutë kanë reaguar me anë të një deklarate zyrtare duke konfirmuar se ata do të apelojnë këtë vendim të FIFA-s.

“Chelsea FC ka marrë sot një vendim nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s lidhur me shkeljet e pretenduara të Rregulloreve të FIFA-s që kanë të bëjnë me transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”.

“Vendimi imponon ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme dhe një gjobe prej 600 mijë frangave zvicerane. Chelsea FC kategorikisht hedh poshtë rezultatet e Komitetit Disiplinor të FIFA-së dhe prandaj do të apelojë vendimin”.

Chelsea (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Klubi dëshiron të theksojë se respekton punën e rëndësishme të ndërmarrë nga FIFA në lidhje me mbrojtjen e të miturve dhe ka bashkëpunuar plotësisht me FIFA-n gjatë gjithë hetimeve të saj”.

Lexo po ashtu:

“Fillimisht, Chelsea FC u akuzua sipas neneve 19.1 dhe 19.3 në lidhje me 92 lojtarë. Ne mirëpresim faktin se FIFA ka pranuar se nuk ka pasur shkelje në lidhje me 63 prej këtyre lojtarëve, por klubi është jashtëzakonisht i zhgënjyer që FIFA nuk ka pranuar paraqitjet e klubit në lidhje me 29 lojtarët e mbetur”.

“Chelsea FC veproi në përputhje me rregulloret përkatëse dhe së shpejti do të paraqesë ankesën e saj në FIFA”, thuhet në deklaratën e Bluve. /Telegrafi/

TAGS