Chelsea gjen portier të ri në Francë

Chelsea gjen portier të ri në Francë

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea tashmë ka një portier të ri. Ai është Eduard Mendi dhe vjen nga klubi francez i Renes.

Marrëveshja mes dy ekipeve është arritur për 24 milionë euro, ndërsa termat personal mes portierit dhe Chelsea janë arritur prej javësh. Gjithçka është e kryer, ku tani mbeten të firmosen vetëm dokumentet mes klubit londinez dhe Renes, si dhe detajet e fundit.

Donaruma dhe Oblak nuk kanë qenë kurrë në radarin e Çelsit këtë verë, ndërsa Mendi ishte zgjedhja e parë për shkak edhe të çmimit të ulët që kishte.