Chelsea ishte afër të nënshkruante me mesfushorin e njohur

Chelsea ishte afër të nënshkruante me mesfushorin e njohur

Asistenti i Chelseat, Gianfranco Zola ka konfirmuar se ata ishin shumë afër marrëveshjes me mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Zola ka thënë se ai duhet ende ‘të rritet’ që të luaj për një klub të madh.

Ai ka zbuluar gjithashtu se Maurizio Sarri është një fans i madh i lojës së tij, transmeton lajmi.net.

‘’Ishim shumë, shumë afër’’, tha ai për Gazzetta dello Sport.

‘’Ai është i fortë dhe Sarri gjithmonë e ka pëlqyer atë, por gjërat ecën përpara’’.

Zola ishte njeriu që gjithashtu i dha debutimin Barellas në moshën 17-vjeçare, kur ishte trajner i Cagliarit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS