Chelsea merr vendimin final për Higuain, kjo do të jetë e ardhmja e argjentinasit

Chelsea merr vendimin final për Higuain, kjo do të jetë e ardhmja e argjentinasit
19:47 | 16 Maj 2019

Drejtuesit e skuadrës së Chelsea duket se kanë marrë përfundimisht vendimin mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.

Drejtuesit e Chelsea dhe Juventus kanë qenë në kontakte gjatë muajve të fundit, duke diskutuar të ardhmen e ‘El pipita’.

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, argjentinasi do të rikthehet në Torino në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Chelsea kanë vendosur që ta rikthejnë lojtarin në Itali gjatë verës, pasi ai nuk ka bindur bordin drejtues, dhe me Sarrin që mund të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere, lojtari nuk do të ketë vend në kampin blu të Londrës.

‘Blutë’ kanë mundësinë që të zgjasin huazimin e lojtarit nëse paguajnë 18 milionë euro, por kanë edhe mundësin që ta bëjnë transferimin permanent, nëse ata paguajnë 36 milionë euro.

Asnjëra nga këto dy mundësi nuk do të shfrytëzohet nga londinezët. Në anën tjetër as Juventus nuk e dëshiron lojtarin dhe tani duhet të gjejë një skuadër të re që është e interesuar ta blejë kartonin e tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS