Chelsea paraqet ofertën e parë për Cavani-n

Chelsea raportohet të ketë bërë ofertën e parë drejt Paris Saint-Germain për sulmuesin Edinson Cavani.

The Blues dhe Manchester United janë përfolur për transferimin e uruguaianit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Atletico Madridi mendohet të jetë destinacioni i preferuar i Cavani-t, por Chelsea ka tentuar të rrëmbejë sulmuesin duke bërë një ofertë konkrete për PSG.

Mendohet se bëhet fjalë për një huazim me vlerë 6 milionë euro për klubin francez dhe 400,000 euro në javë për lojtarin.

MEDIAL.mk