Chiellini dhe momentet e tij të ‘aktrimit’ ndaj Atleticos bëhen virale

Juventusi fitoi 3-0 ndaj Atletico Madridit dhe kështu spanjollët u eliminuan nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Mbrojta e Zonjës së Vjetër nuk kishte shumë punë, por në ato pak raste reaguan shumë mirë.

Pasi tashmë ndeshja ka përfunduar të gjithë janë duke u marrë me momentet më interesante, qofshin ato aksione apo gjëra tjera që kanë ndodhur në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Një nga gjërat për të cilët tifozët po flasin në rrjetet sociale janë momentet e ‘aktrimit’ nga Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi italian reagoi më shumë sa që duhej në disa momente, kjo në tentim për të bindur gjyqtarin kryesor të ndëshkonte një nga lojtarët kundërshtar, apo për t’i nervozuar ata.

Pasi në këtë ndeshje mbrojtësi italian nuk kishte shumë në mbrojtje, atë shpesh herë e shikuan duke ndihmuar skuadrën edhe në fazën sulmuese. /Telegrafi/

TAGS