Chris Brown nxjerr në shitje bluza me shkrime ofenduese ndaj 24-vjeçares që e akuzoi për përdhunim

Tash esht Koha

Këngëtari i njohur Chris Brown, është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Ditë më parë, ai arrestua në Paris, kjo ngase një modele 24-vjeçare pretendoi se ishte përdhunuar nga këngëtari, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Chris Brown (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Mirëpo ai u lirua nga Policia Franceze, gjersa më pas e demantoi lajmin në fjalë, duke e quajtur modelen në Instagram, një “bushtër e cila po gënjen”.

Këngëtari 29 vjeçar, ka nxjerr së fundmi në shitje edhe bluza me mbishkrime të tilla ofenduese, të cilat janë tashmë në dispozicion për tu blerë.

Bluzat janë në shitje në ngjyrën e zezë dhe të bardhë, dhe përmbajnë sloganin e Brownit, “kjo bushtër gënjen”.

Ndërkohë printimet e bluzës paraqesin një vizatim komik të një gruaje bionde që qan.

Ndërkohë bluza e tretë, ‘Paris Edition’, tregon sloganin e vendosur në një fotografi të Mona Lisës. Në anën e pasme, shihet Kulla Eifel me tri ngjyrat e flamurit të Francës.

Të tre bluzat janë duke u shitur për 38 dollarë.

Policia gjyqësore franceze vazhdon të hetojë pretendimet kundër 29-vjeçarit Brown dhe dy të bashkë-akuzuarve të cilët u arrestuan të hënën në Paris.

Lexo po ashtu:

Të gjithë thuhet se kanë sulmuar femrën 24 vjeçare, e cila nuk mund të emërohet për arsye ligjore, në hotelin “Mandarin Oriental” në Paris më 16 janar.

Të enjten, Brown ngriti një padi shpifje ndaj vajzës në fjalë me titull “Akuzë e rreme, e kryer më 18 janar 2019” – duke iu referuar datës kur shkoi në polici. /Telegrafi/

Chris Brown (Foto: Ser Baffo/Getty Images/Guliver)

Tash esht Koha
TAGS