Çifti u larguan nga vila pas 25 vjetësh, pavarësisht se shpenzuan mbi 220 mijë euro në renovimin e saj (Foto)

Çifti u larguan nga vila pas 25 vjetësh, pavarësisht se shpenzuan mbi 220 mijë euro në renovimin e saj (Foto)

Një çift janë larguar nga një vilë idilike që ata kanë marrë me qira për 25 vjet – pavarësisht shpenzimeve 200,000 funtëshe (mbi 225 mijë euro) për ta rinovuar atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Stephen Smyth-Tyrrell dhe bashkëshortja e tij Beaujolois të cilëve u është thënë se duhet të largohen nga vila dhe hambari, pranë Falmouth në Cornwall, pas një vendimi të gjykatës.

Edhe pse kishin shpenzuar shumë para, ata kurrë nuk e kishin në pronësi, në vend se ta merrnin atë nga fermeri William Bowden dhe babai i tij para tij me qira.

Dhe problemi shpërtheu në qershor të vitit 2014 kur Bowden i dha çiftit njoftimin për të lënë shtëpinë, e cila është e vendosur në rreth 9.5 hektarë tokë.

Smyth-Tyrrells e dërguan këtë mosmarrëveshje në Gjykatën e Lartë në Londër, duke këmbëngulur se ata kishin të drejtën e qëndrimit.

Duke vendosur kundër çiftit, Gjykata tha se nuk kishte pasur kurrë një “mirëkuptim të përbashkët” që ata të mund të qëndronin pafundësisht.

As zoti Bowden as babai i tij nuk i dhanë Smyth-Tyrrell asnjë “premtim apo siguri” se ai mund të qëndronte përtej periudhës fillestare 15-vjeçare.

Smyth-Tyrrells kurrë nuk kishte ndonjë siguri afatgjatë të zotërimit dhe paratë që shpenzonin në shtëpinë që quhej Mellinzeath ishte “në rrezikun e tyre”, vendosi gjyqtari.

“Ndërkohë, ata mendonin se mund të mbulonin shpenzimet e tyre – dhe me të vërtetë të bënin një fitim – nga renovimi i pronës dhe pastaj duke e dhënë atë për pushues”, ka thënë më tej Gjykata. /Telegrafi/