Cilat janë 5 arsyet përse keni gjithmonë të nxira dhe shenja mavijosjeje në lëkurë

Cilat janë 5 arsyet përse keni gjithmonë të nxira dhe shenja mavijosjeje në lëkurë

1.Mosha: Ju mavijoset më lehtësisht lëkura tani se kur ishit të rinj? Është krejtësisht normale.

Me kalimin e moshës lëkura fillon të hollohet dhe humbet shtresën mbrojtëse të dhjamit që vepron si jastëk mbrojtës kur përplaseni me diçka. Enët e gjakut gjithashtu bëhen më të brishta. Prandaj ju mavijoset lëkura më lehtësisht kur plakeni.

2.Marrja e medikamenteve dhe suplementeve të caktuara: Nëse merrni aspirinë ose hollues gjaku, mos u çudisni nëse me raste vëreni mavijosje të lëkurës. Disa suplemente, si vaji i peshkut apo ginko, mund të shkaktojnë gjithashtu mavijosje të lëkurës. Steroidet si ”prednisone” mund të shkaktojnë gjithashtu mavojisje të lehtë të lëkurës, duke qenë se e hollojnë këtë të fundit. Nëse e vëreni një simptomë të tillë, mos hiqni dorë nga ilaçet, por flisni me mjekun.

3.Mungesa vitaminës C: Kjo lëndë ushqyese është esenciale për shërimin e plagëve, prandaj nëse nuk e merrni mjaftueshëm, mund t’ju mavijoset lëkura lehtësisht. Mund të vëreni gjithashtu që plagët apo çarjet në lëkurë marrin shumë kohë për t’u shëruar. Ndodh rrallë që një njeri të ketë mungesë të vitaminës C, megjithatë më të predispozuar janë të moshuarit dhe duhanpirësit.

Kliko per me shume info

4.Dëmtimi nga dielli: Nëse keni qenë një adhurues i diellit gjatë gjithë jetës, mund të vëreni që lëkura ju mavijoset më lehtësisht tani. Kjo ndodh sepse me kalimin e kohës dielli dobëson ngadalë lëkurën dhe enët e vogla të gjakut poshtë saj. Këto mavijosje janë paksa të ndryshme. Nuk shkaktohen nga goditja me ndonjë objekt, nuk janë të buta kur i prekni dhe marrin shumë kohë për t’u shëruar. Mund të shfaqen zakonisht në pjesën e pasme të duarve dhe krahëve.

5.Abuzimi me alkoolin: Nuk po themi që u zgjuat me shenja blu në të zezë sepse u përplasët me një objekt pasi kishit pirë shumë alkool. Por, nëse abuzoni shpesh me alkoolin dhe ju mavijoset lehtësisht lëkura, do të thotë që mund të keni probleme me mëlçinë. Mëlçia prodhon proteina që nevojiten për mpiksjen e gjakut, prandaj nëse ajo nuk e bën punën e saj, mund të keni gjakrrjedhje dhe mavijosje të lëkurës. Mund të jetë shenjë e cirrozës së mëlçisë, një sëmundje e rëndë që duhet të kontrollohet patjetër nga mjeku.

TAGS