Çiljeta pajtohet me Albanin, si ndikoi familja në ribashkimin e çiftit

Çiljeta pajtohet me Albanin, si ndikoi familja në ribashkimin e çiftit

Vetëm një javë më parë shkruam se Çiljeta i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare me Alban Hoxhën. Këngëtarja largoi nga Instagrami të gjitha fotot dhe, gjithashtu, fshiu edhe partnerin e saj. Por kur nuk është mbushur java nga ky lajm, duket se çifti ka rinisur për të disatën herë raportin e tyre. Ditët e fundit Çili postoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej me motrën e Albanit.  “Kunata ime është më e mirë se e jotja. Thjesht e ngritur në humor të mirë, pa filtra,”- shkruan Çiljeta Xhilaga në rrjete sociale.





Ashtu edhe si parashikuam mes dyshes nuk bëhej fjalë për një ndarje, por për sherrin e radhës. Kujtojmë se mamaja e Albanit, por edhe e motra kanë qenë gjithnjë në favor të kësaj lidhjeje. Vite më parë teksa festonte ditëlindjen, Çiljeta kishte të ftuar edhe vjehrrën e saj në festën, duke shkëmbyer edhe komente plot dashuri mes njëra-tjetrës. Shpesh në debatet që çifti ka pasur është dashur dhe ndërhyrja e familjarëve për t’i bashkuar. Shpesh në media është folur për ndarjen dhe ribashkimin e portierit të Partizanit dhe vajzës së showbizz-it. Prej më shumë se katër vitesh ky çift ka një lidhje me ulje-ngritjet e veta, por që gjithmonë dashuria ka qenë ajo që i ka bashkuar.

TAGS