Cipras: Kravatën e Zoranit e mbaj në sirtarin e byrosë, më përkujton momentin historik

Cipras: Kravatën e Zoranit e mbaj në sirtarin e byrosë, më përkujton momentin historik

Në prag të vizitës së nesërme në Shkup, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras për Agjencinë Informative të Maqedonisë ka shpalosur letrat për bisedimet e nesërme me kolegun e tij Zoran Zaev dhe delegacionet e dy vendeve dhe planet e ardhshme për bashkëpunim, ndërsa flet edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës. Cipras mes tjerash ka përmendur edhe momentet kritike dhe vështirësitë para se të arrihet Marrëveshja e Prespës. Në pyetjen e gazetares në lidhje me kravatën të cilën kryeministri Zaev ia dhuroi Ciprasit ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes, ai tha se ajo dhuratë zë vend special në byronë e tij dhe se e përkujton në momentin historik.

“Nuk kam ndonjë tabu, por paraqitja ime publike, tashmë është shënuar pa kravatë. Megjithatë, kam koleksion të pasur të kravatave që mi dhuruan një varg liderësh, në mesin e të cilëve edhe Zorani. Kravatën e Zoranit nuk e kam në dollap, por në sirtarin e byrosë sime, që të më përkujtojë në momentin historik, hapin e guximshëm për miqësi dhe bashkëpunim të popujve tanë, që ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës”- theksoi Cipras.

Loading…

TAGS