Cipras: Ndodhemi një hap përpara një ngjarjeje historike

Cipras: Ndodhemi një hap përpara një ngjarjeje historike

Në këtë moment jemi një hap përpara një ngjarjeje historike, tha kryeministri grek në fjalimin e tij në Parlamentin grek, duke shtuar se pas pothuajse 30 vjet pasivitet dhe pas një viti negociatash të lodhshme, “ne po vijmë deri në fundin e këtij procesi i cili ka kërkuar shumë angazhim”.

Aleksis Cipras në fjalimin e tij të gjatë që zgjati 70 minuta, duke analizuar në mënyrë të detajuar Marrëveshjen e Prespës dhe përfitimet për palën greke, iu përgjigj kritikës së partzisë opozitare Demokracisë së Re se qeveria ka bërë përjashtime lidhur me gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase dhe e mbylli fjalimin me mesazhin se “është koha për vetëvlerësim dhe krenari kombëtare, kjo është një ditë historike”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Koha.

Lidhur me atë nëse me marrëveshjen njihet shtetësia ose kombësia, Cipras ka përsëritur atë që Katrugalos i përmendi Komitetit të Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes.

“Shtetet i njohin shtetet. Ata nuk i njohin popujt dhe të donte Koxias t’u jepte atyre shtetësi nuk mundej sepse një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të njohë kombësi, por vetëm shtetësi”, tha Cipras.

Kryeministri grek tha se vendi “me këtë marrëveshje merr historinë, simbolet dhe historinë e lashtë greke”, por edhe se me këtë i jepet  fund irredentizmit.

Duke iu drejtuar Demokracisë së Re tha  se problemi kryesor nuk është marrëveshja, por SYRIZA, sepse SYRIZA e miratoi marrëveshjen. Ndërsa Micotakisit i tha se  i mungonte guximi dhe kurajoja.