S A 2019-04-02T13:50:07+02:00
Ne do të përkrahim Maqedoninë e Veriut në procesin tuaj integrues. Më lejoni që të falënderoje mikun tim Zoran Zaev dhe ekipin e tij. Të cilët na mirëpritën me ndjenja të vërteta miqësore.
Me vetë fillim e implementimit të Marrëveshjes midis dy vendeve por edhe midis dy popujve dhe koordinimi i përbashkët midis dy vendeve do të japë rezultatet e Marrëveshjes, atëherë kur do të fillojmë të krijojmë vende të reja pune, ti rrisim të ardhurat tona, të promovojmë projekte të reja, të avancojmë fushën e turizmit, atëherë popujt tonë do të kuptojnë dëmin që i kemi shkaktuar njëri tjetrit për 30 vjet, atëherë kur nuk mundeshim të bashkëpunonim.- theksoi kryeministri grek Aleksis Cipras.
Ne posedojmë institucione që do të mbikëqyrin implementimin e marrëveshjes se si do të realizohet.
Ne posedojmë grup ekspertësh nën mbikëqyrjen e MPJ-ve të të dyja vendeve, që më mirë të themi komitetet tona që do të diskutojnë rreth arsimit, arkeologjisë gjithashtu Marrëveshja parasheh që të fshihen të gjitha qasjet irredentiste dhe këto gjëra do të vërtetojnë të gjithë skeptikët dhe do të shohin realitetin.
Ne kemi njerëz në Maqedoninë e Greqisë, të cilët janë kundër marrëveshjes mes dy vendeve, ne dëshirojmë që ti vërtetojmë të gjithë, që përmendoret që i takojnë Maqedonisë Antike dhe rreth riemërtimit të tyre do të vendoset se ato i takojnë pjesës antike, dhe këto përmendore i takojnë historisë sepse përbëjnë historinë antike greke.
Njëjtë është përgjigjur edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në pyetjen e Gazetarit Grek se si do të realizoni Marrëveshjen e arritur, që të dy kryeministrat e vendeve ishin decid në bashkëpunim, përparim, bashkëpunim strategjik dhe pohuan se gjithsecili duhet të ketë të qartë se Marrëveshja do të implementohet deri në pikën e fundit. Sepse kjo Marrëveshje sjell vetëm dobi midis dy vendeve.
Loading…