“Civil”: Falje e turpshme! Ivanov, largohu!

“Gjorge Ivanov proklamoi se ka dorëzuar akt të përgjithshëm për të ndërprerë të gjitha procedurat penale kundër individëve nga pushteti dhe opozita, gjoja si mënyrë për të dalë nga kriza politike, duke pohuar se ai nuk mund “të lejojë në mandatin e tij atë që po i ndodh Maqedonisë. E, ç’është ajo që po i ndodh Maqedonisë në shtatë vitet e fundit, në të cilat Ivanov e ka okupuar karrigen presidenciale?”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.

“Civil” i bën thirrje Ivanovit për të shpjeguar qëndrimin se kriza në vend është “interes i dikujt tjetër”.

“Ivanov shërbehet me fraza tashmë të dëgjuara për ndonjë armik të padukshëm, i cili, sipas tij, u ka bërë diçka politikanëve nga pushteti dhe opozita, që ata të urrejnë njëri-tjetrin. Në fjalimin e tij, ai bën insinuata se fajtori për krizën është bashkësia ndërkombëtare. Për kë saktësisht bëhet fjalë?  Kërkojmë prej tij të emërojë fajtorin!”, shtojnë nga “Civil”.

Sipas tyre, “Abolicioni” i Ivanovit është akt që nuk ka kredibilitet dhe nuk guxon të njihet.

“Ai është në një pozitë në të cilën erdhi në zgjedhje, për të cilat ekzistojnë procedura të hapura hetimore  dhe akte prokuroriale për mashtrim elektoral. Ky hetim patjetër duhet të marrë përfundim gjyqësor, e vetëm pas kësaj, dikush mund të mendojë për falje. Në vend që të dalë me përpjekje të mjegullta për të shpëtuar lëkurën e tij dhe urdhëruesve të tij, e thërrasim Ivanovin të japë dorëheqje në funksionin në të cilin erdhi, siç dëgjoi mbarë publiku i gjerë, me anë të mashtrimit zgjedhor”, përfundojnë nga”, thuhet në reagimin e OJQ-Civil.