Shoqata e qytetarëve Civil – Qendra për liri konsideron se nuk janë të nevojshme aspak zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse kemi zgjedhje të parakohshme, kjo, siç thonë, do të paraqesë rrezik të caktuar për vendin.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë moment për vendin do të sjellin ngadalësime serioze madje edhe stopime të proceseve të rëndësishme, procese të reformave pa marrë parasysh atë nëse dikush në vend konsideron se ato janë të suksesshme apo jo. Konsiderojmë se vendit duhet t’i jepet mundësi të shkojë së paku në një periudhë normale kohore rrugës së vet për të ardhur eventualisht drejt rezultateve pas proceseve dhe projekteve të filluara”, tha kryetari i Civil, Xhabir Deralla në konferencën e sotme për shtyp.
Sipas Civil, presioni nga struktura dhe qendra të caktuara politike të fuqisë të ketë zgjedhje të parakohshme, duhej të anulohej, injorohej nga ana e institucioneve, përkatësisht nga Qeveria. Nëse ka zgjedhje, ekonoMEDIAL mund të përjetojë rënie, reformat do të ngadalësohen apo ndalohen, do të ketë probleme me zhvillimin e institucioneve që merren me drejtësinë sociale dhe masat që kanë të bëjnë me rrogën minimale.
“Civil kërkon nga institucionet dhe nga qendrat politike të fuqisë ta rishqyrtojnë vendimin e tyre për të shkuar në zgjedhje më 12 prill dhe zgjedhjet të mbahen më së voni në janar, ndërkaq sipas mundësisë edhe në dhjetor. Ato janë zgjedhje të shpejta të parakohshme, e jo në prill të vitit të ardhshëm”, tha Deralla.
Ai përkujtoi se nevojitet përgatitje e Kodit të ri zgjedhor, i cili, siç tha, është si djathi zviceran, në të më shumë përdoren vrimat në mënyrë që të kryhen aktivitete të caktuara në proceset zgjedhore, se sa vetë vendimet ligjore.
Deralla tha se lista zgjedhore është në gjendje mjaft të keqe. Nëse shkohet në zgjedhje të shpejta të parakohshme, besojnë se institucionet do të kenë kapacitet të zbatojnë “çfarëdo zgjedhje”.
Civil bën thirrje që partitë politike ta zvogëlojnë pak intensitetin e fushatave dhe në to tërësisht ta çkyçin fjalorin urrejtës dhe lajmet e rrejshme, si dhe fëmijët të jenë jashtë politikës. .