“Çmenduria’ e CR7, porosit Bugatti në vlerë 11 milionë euro

“Çmenduria’ e CR7, porosit Bugatti në vlerë 11 milionë euro

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si me paraqitjet në fushë, e po ashtu edhe me veprimet e tij jashtë fushë së futbollit.

Ylli portugez që me golin e shënuar në barazimin 1:1 mes Interit dhe Juventusit arriti në numrin e 600 golave në karrierën e tij, ka porositur një Bugatti me vlerë 11 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan ‘Marca’, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka porositur një Bugatti jashtë serie me vlerë 11 milionë euro.

Modeli për të cilin bëhet fjalë është unik dhe quhet “Voiture Noire”.

Kujtojmë se Ronaldo është një person i pasionuar pas makinave./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS