Çmimi i naftës nga fillimi i vitit është rritur më shumë se 30 për qind

Çmimi i naftës nga fillimi i vitit është rritur më shumë se 30 për qind

Çmimi i naftës javën e kaluar në bursat botërore sërish është rritur dhe arriti vlerën më të madhe.

Në bursën e Londrës një barel naftë javën e kaluara u rrit për 12.7 për qind, në 71,55 dollarë, ndërsa në bursën amerikane bareli u shtrenjtua për 1,3 për qind dhe arrti çmimin 63,89 dollarë.

Nga fillimi i këtij viti çmimi i naftës rritet më shumë se 30 për qind dhe arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i  vitit 2018,  falë uljes së prodhimit nga ana e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).

Çmimi i “arit të zi” është rritur edhe për shkak të sanksioneve  të SHBA-së  ndaj sektorit të naftës  të Iranit dhe Venezuelës, që e ka kufizuar në mënyrë shtesë ofertën në tregje. Oferta mund të  ulet edhe për shkak të  konflikteve në Libi midis  qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht  dhe forcave kryengritëse.

Nga ana tjetër, të  dhënat e fundit nga Kina  japin shpresë se  ekonomia e dytë më e madhe botërore do të duhet që zë stabilizohet.

Loading…

TAGS