Cole: Smalling duhet të qëndrojë tek Roma

Cole: Smalling duhet të qëndrojë tek Roma
21:22 | 13 Dhjetor 2019

Ashley Cole ka dhënë disa komente lidhur me yllin anglez, Chris Smalling.

Smalling po luan tek Roma, si i huazuar nga Manchester United, pasi karriera e tij nuk po ecte më së miri në Premierligë.

Mbrojtësi anglez po kalon kohë të shkëlqyer me Romën, duke gjetur formën e lartë që kalonte dikur në ‘Old Trafford’.

Lidhur me situatën e lojtarit, disa komente ka dhënë edhe Ashley Cole, i cili beson se ai duhet të qëndrojë në Serie A.

“Manchester United është klub i madh, por nëse dikush luan çdo javë dhe shijon jetën, kulturën dhe futbollin, atëherë ajo është gjëja më me rëndësi” ka thënë Cole, duke mbështetur Smalling që të qëndrojë në Romë, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që ai të ndihmojë Romën të ngritët në tabelë, sepse për momentin gjërat nuk janë duke shkuar si më së miri” ka shtuar ish mbrojtësi i Anglisë.

Roma dëshiron që të mbajë Smalling përtej marrëveshjes për huazimin, por më parë duhet të bindin edhe Man United. /Lajmi.net/

TAGS