Colin Kapernick nuk mbështet performancën e Travis Scott në Super Bowl

Travis Scott ka folur për rrethanat kontraverse të performancës në Super Boël.

Reperi i hitit “Sicko Mode” nënshkroi që të performonte në pushimine pjesës së aprë me Maroon 5 përkundër faktit të kritikave nga lojtarët që gjunjëzohen kur intonohet himni kombëtar.

Vendimi i Scott ishte bërë nën kushtin që të bëhet donacion 500 mijë dollarë për organizatën për drejtësi shoqërore, Dream Corps.

“Unë përkrah çdo kënd që del me një qëndrim në të cilin beson fuqishëm”.

“Unë e di se të qenurit artist është në fuqinë time që të inspiroj. Kështu që para performancës në pjesën e parë të Super Boël unë u sigurova që të shoqëroj NFL në këtë donacion të rëndësishëm”.

“Unë jam krenar për mbështetjen e Dream Corps dhe punën që kanë bërë”, u shpreh Scott.

Variety raoprtoi se Scott u konsultua me Colin Kapernick, i cili ishte njeriu kyç që u ngrit kundër padrejtësive duke u gjunjëzuar gjatë intonimit të himnit kombëtar dhe ka pasur telefonatë me të.

Një burim afër Scott ka thënë se ata nuk janë parë sy më sy, por se kanë pasur respekt e mirëkuptim. Travis ndjen se donacioni i Super Boël për ishte gjë e mirë për organizatën në fjalë.

Kaepernick ka mohuar se ai ka dhënë aprovimin për perforamncën.

“Kap nuk e ka aprovuar këtë gjë. Ikni prej këtu”, ishte një postim në Tëitter që e shpërndau ish superylli i San Franciscos.

Scott do të performojë me Maroon 5 pasi yje si Jay Z, Rihanna dhe Cardi B refuzuan një gjë të tillë në mbështetje të Kaepernick. /Telegrafi/

TAGS