Conte: Barcelona nuk e dëshiroi Interin në short

Conte: Barcelona nuk e dëshiroi Interin në short
17:11 | 16 Shtator 2019

Antonio Conte pretendon se Barcelona “nuk do të jetë e lumtur të përballet me Interin” në fazën grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Inter dhe Barca do luajnë përsëri bashkë në grup, pasi sezonin e kaluar ‘Nerazzurri’ humbën 2-0 në ‘Camp Nou’ por ndalën në një barazim kampionët spanjollë në Itali.

“Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë, duke luajtur një lloj futbolli që i emocionon ata dhe me të cilët ata mund të identifikohen”, tha Conte për faqen zyrtare të UEFA-s, përcjell lajmi.net.

“Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh, të tilla si forma, pezullimet dhe lista e ndeshjeve. Të kesh Barcelonën në grupin tonë do të jetë interesante”.

“Do të jetë një lojë që na shtyn të japim më të mirën. Unë gjithashtu besoj se ata nuk do të jenë të lumtur të përballen me Interin”.

“Përballja me skuadrat e mëdha do të jetë mënyra më e mirë për ne të shohim se ku jemi”, u shpreh tekniku italian. /Lajmi.net/ 

TAGS