Conte ia tregon derën Icardit – Sulmuesi nuk ka të ardhme me Inter

Conte ia tregon derën Icardit – Sulmuesi nuk ka të ardhme me Inter
11:17 | 8 Qershor 2019

Ardhja e Antonio Conte në krye të stolit të Inter duket se ka qartësuar disa gjëra të lëna në pikëpyetje.

Trajneri italian thuhet se i ka hapur derën e largimit Mauro Icardit, pas problemeve të shkaktuara nga lojtari gjatë sezonit të kaluar.

Sipas ‘Gianluca Di Marzio’, Conte u ka bërë me dije drejtorëve të klubit se ka vendosur që Icardi të mos luaj kurrë më me Nerazzurri, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka bërë të ditur se nuk planifikon largimin nga skuadra dhe është i gatshëm të pres deri në skadimin e kontratës së tij, për tu larguar si lojtar i lirë në 2021.

Disa raportime insistojnë se Inter po shtynë sulmuesin që të pranojë një transferim tek skuadra e Romës.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e radhës nga sulmuesi argjentinas, pas këtyre raportimeve. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS