Conte: Interi kishte shanse për të fituar, por nuk i shfrytëzoi

Interi dhe Roma u ndanë baras 1-1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 11’të të Serisë A, për ta humbur rastin që t’i ik edhe më shumë Juventusit, që nesër i shkon Lazios në “Olimpico”.

Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, potencoi faktin se skuadra e tij mund ta fitonte komplet ndeshjen, sikur të ishin më konkretë në fazën e fundit:

“Mendoj se ishim më kërkues, përkundër faktit se nuk ia arritëm qëllimit, pra të fitojmë. Ajo që më pëlqeu ishte se nuk e lejuam Romën që ta bënte lojën e saj, sidomos në sulm, pasi mbrojtja jonë ishte në nivel. Nëse do ta shfrytëzonim ndonjërin nga rastet, shumë lehtë edhe do të fitonim, por ja që nuk ndodhi”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat.

Kujtojmë se pas këtij barazimi, neroazzurët kanë dy pikë më tepër se “Zonja e Vjetër”, që nesër do ta ketë gjithashtu një duel të vështirë, pasi do të jetë mysafire e biancoçelestëve.

MEDIAL.mk