Conte paralajmëron ekipin: Kemi një pengesë të vështirë përpara

Conte paralajmëron ekipin: Kemi një pengesë të vështirë përpara

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që skuadra e tij do të luajë të dielën kundër Bologna-s në shtëpi.

“Është e rëndësishme të kemi shumë alternativa në skuadër sepse kjo të lejon të bësh rotacion dhe të krijosh rivalitet brenda grupit. Është e drejtë të bëhet rotacion, e rëndësishme është që të mbrapa të ketë një punë dhe ata që aktivizohen të dinë çfarë të bëjnë”, ka thënë Conte.

“E dimë se do të përballemi me një pengesë të vështirë, do të duhet të tregohemi shumë të aftë që të japim maksimumin për ta kaluar”.

“Sinisa? Është një trajner që ka treguar të gjithë vlerën e tij, përveçse është një person me vlera njerëzore të mëdha, për të cilin ka shumë respekt dhe i dua të mirën”, ka thënë Conte.