Conte tek Roma? Ja çfarë thotë Totti

Conte tek Roma? Ja çfarë thotë Totti
16:23 | 6 Maj 2019

Emri i Antonio Conte tash e një kohë po lidhet ngushtë me një kalim tek skuadra e Romës.

Roma po vuan për të siguruar një vend në top katërshen e Serie A, duke lënë të kuptohet se Claudio Ranieri nuk e ka bërë më së miri punën e tij, edhe pse ndoshta ka pasur shumë pak kohë në dispozicion.

Skuadra nga kryeqyteti italian janë duke shikuar që ta zëvendësojnë trajnerin, dhe një nga emrat që po përmendet si opsion është ai i Conte.

Ky i fundit së fundmi kishte drejtimin e Chelsea nga ku ishte shkarkuar dhe që atëherë është i papunë.

I pyetur për ngjarjet dhe mundësitë që një gjë e tillë të ndodh, legjenda e skuadrës së Romës, Francesco Totti, ka dhënë një përgjigje interesante, duke lënë gjithçka në duart e trajnerit.

“Pyeteni atë nëse do të vijë” ka thënë ish kapiteni i ‘Giallorossi’, transmeton lajmi.net.

Për shërbimet e Antonio Conte janë interesuar edhe skuadra të tjera italiane si Milan dhe Inter.

Gjithashtu, edhe jashtë kufijve të Italisë, janë skuadrat si Paris Saint Germain dhe Manchester United që po interesohen për 49 vjeçarin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS