Costa largohet nga Atletico, transferohet në Francë

Costa largohet nga Atletico, transferohet në Francë

PSG është vënë në kërkim të një emri të madh për fazën e sulmit për sezonin e ri.

Siç raporton Cadena Cope, sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, mund të jetë transferimi i radhës i PSG.

Spanjolli do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit, dhe Ligue 1 do të jetë një alternativë për të ardhmen e tij.

Ky transferim mund të duket lehtë i realizueshëm, me PSG që janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin Edinson Cavani.

Kujtojmë se Costa ishte rikthyer në vitin 2018 te Atletico Madrid pas një aventure te Chelsea në Premierligë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS