Costa pranon se ka pasur dyshime për Ronaldon

Costa pranon se ka pasur dyshime për Ronaldon

Douglas Costa ka prauar se ai ka pasur dyshime fillimisht për impaktin që do ta kishte Cristiano Ronaldo në zhveshtoren e Juventusit.

Ronaldo ka heshtur kritikët që prej se shënoi het-trikun ndaj Atletico Madridin dhe kështu ka hequr edhe dyshimet te bashkëlojtarët.

“Kur ai erdhi unë thashë: ‘Lojtari më i mirë në botë ka ardhur, apo jo’”.

“Sapo erdhi, klubi u përmirësua në secilin aspekt. Kontributi i tij ka qenë i mundshëm për t’u parë”.

“Ai shënon gola në secilën ndeshje, ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe shpresoj që të fitojmë me të dhe të bëjmë histori me të”.

“Ai është një djalosh që merr përgjegjsinë, është tejet punëtor. Ne flasim në gjuhën portugeze. Besoni ose jo kam pasur dyshime për impaktin e tij kur kam dëgjuar spekulimet”.

“Ne duhet që ta duam njëri-tjetrin si bashklojtarë sepse ne po kërkojmë një vend në ekip. Ai është modest, djalosh punëtor që do të fitojë. Juventusi po kërkonte një lojtar me mentalitetin e tij, kështu që ai na ka dhënë shumë”, u shpreh Douglas Costa. /Telegrafi/

TAGS