Coutinho dërgon mesazh me festimin e tij ndaj Man Utd

Coutinho dërgon mesazh me festimin e tij ndaj Man Utd

Barcelona e eliminoi mbrëmë Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Barcelona fitoi 4 me 0 me rezultat të përgjithshëm ndaj Manchester United, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalonase fitoi 3 me 0 mbrëmë në ‘Camp Nou’, gjersa Leo Messi shënoi dy gola, ndërsa Coutinho realizoi të tretin, përcjell lajmi.net.

Ylli brazilian po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon te Barcelona, gjersa mbrëmë dërgoi një mesazh te kritikët e tij.

Coutinho e shënoi golin e tretë, gjersa në festën e tij ai mbylli veshët.

Ky mesazh i brazilianit lë të kupton se ai nuk është duke u marrë me kritikat që po i merr në këtë sezon, duke konfirmuar se ai mund të qëndrojë te Barcelona. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS