Coutinho: Iniesta është një gjeni, për pozicionin tim vendos trajneri

Blerjes së re të Barcelonës, Phelipe Coutinhos, nuk i intereson pozicioni ku do të luajë. Braziliani thotë se kjo i takon trajnerit nëse duhet të luajë në vend të Iniestas apo të dikujt tjetër.

Dëshira e tij është që sa më parë t’i bashkohet skuadrës së tij të re.

“Iniesta është gjeni dhe nder që të luaj me të dhe të mësoj nga ai. Nuk ka rëndësi pozicioni, këtë e vendos trajneri, unë dua të jem me shokët dhe të luaj sa më parë”, deklaroi Coutinho.

Ylli brazilian u prezantua gjatë ditës së sotme në “Camp Nou”, por nuk do të jetë në gjendje të debutojë edhe tri javë.

Gjatë testeve mjekësore, u mësua se lojtari që u transferua për 160 milion euro nga Liverpool vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë dhe se do të jetë jashtë fushave për së paku 20 ditë