Coutinho refuzon skuadrën nga Premierliga

Coutinho refuzon skuadrën nga Premierliga
Tash esht Koha
15:45 | 7 Gusht 2019

Philippe Coutinho ka hedhur poshtë mundësinë për huazim te Tottenham Hotspur.

Ylli brazilian është në kërkim të një skuadre të re këtë verë, ku do të huazohej nga Barcelona.

Sipas ‘TalkSport’, Coutinho nuk e ka pranuar ofertën e Tottenhamit, për transferim te skuadra që sezonin e fundit ishte në finale të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Por, sezoni i ri Coutinhon mund ta gjejë në Premierligë.

Është skuadra tjetër e Londrës, Arsenal, që po kërkon huazimin e 27 vjeçarit.

Pengesë e vetme në realizimin e këtij huazimi, mund të paraqitet shuma prej 30 milionë euro e kërkuar nga Barcelona./Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS