COVID-19/ Austria pezullon fluturimet nga Shqipëria

COVID-19/ Austria pezullon fluturimet nga Shqipëria

Austria ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria nga data 16 deri në 31 korrik.



Ambasada shqiptare në Vjenë njofton se ministria austriak i Shëndetësisë ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmё se, Austria do tё pezullojё fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri nё datёn 31 korrik 2020!

Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18. Nё listёn e ndalimit tё fluturimeve do tё pёrfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё me leje qendrimi nё Austri dhe tё gjithё tё interesuarve tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё shmangur bllokimin e tyre!