COVID-19/ Bie numri i viktimave në Itali, 24 orët e fundit 601 të vdekur

COVID-19/ Bie numri i viktimave në Itali, 24 orët e fundit 601 të vdekur

601 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19. Për të dytën ditë me radhë numri i viktimave është në ulje (793 të shtunën, 651 të dielën), por sërish shifrat mbeten të larta. Ngushëllues është fakti i uljes së numrit të viktimave dy ditët e fundit.

Të dhënat për datën 23 mars janë publikuar nga Emergjencat Civile italiane.

Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave, pjesa më e madhe të cilëve të moshuar.

Sa i takon rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë shtuar 3 780 pacientë. 408 prej tyre janë shëruar orët e fundit. Në total, 7 432 persona janë shëruar deri nga virusi.

Numri i të infektuarve është 63 928 persona në të gjithë Italinë. Vetëm Kina renditet përpara Italisë sa i takon të të prekurve, me mbi 90 mijë persona.

Të infektuarit në Itali sipas rajoneve

Lombardia 28.761 (+1.555)
Emilia Romagna 8.535 (+980)
Veneto 5.505 (+383)
Piemonte 4.861 (+441)
Marche 2.569 (+148)
Liguria 1.924 (+259)
Campania 1.026 (+90)
Toscana 2.461 (+184)
Sicilia 721 (+91)
Lazio 1.540 (+157)
Friuli Venezia-Giulia 930 (+56)
Abruzzo 663 (+76
Puglia 906 (+120)
Umbria 577 (+56)
Bolzano 724 (+46)
Calabria 292 (+19)
Sardegna 359 (+20)
Valle d’Aosta 393 (+29)