COVID-19/ Mjeku infeksionist Pipero: Do të sugjeroja që në fund të majit të hapen fundjavat e të gjitha zonat

COVID-19/ Mjeku infeksionist Pipero: Do të sugjeroja që në fund të majit të hapen fundjavat e të gjitha zonat

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në një lidhje me Skype në ‘Neës24’ është shprehur se intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, ndërsa shton se historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes.





I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: “Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

Përsa i përket protestave, Pipero u shpreh se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret. Ai këshilloi ndër të tjera: “Në raste grumbullimesh duhet të ruhet distanca sociale, duhet të mbajnë edhe maska”.