Në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur betejën me COVId-19 në Kosovë, ndërsa janë shënuar dhe 181 raste të reja.
Lajmi është bërë me dije nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 463 teste të dyshuara me Covid-19 ku mes tyre rezultuan pozitivë 181 persona.
Deri më tani 303 persona kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë. Sakaq 3 961 persona po luftojnë për të mundur COVID-19.