Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 9 viktima dhe 145 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 3.924.