COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët: Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse

COVID-19 në Shqipëri/ Mjekët: Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse
Tash esht Koha

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet vetëm 1 rast i ri i shtruar në spitalin COVID1, duke arritur në 16 numri i të shtruarve në total .





Burime për ‘News 24’ bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në Infektiv 3 urgjenca mjekësore të dyshuara për infeksion viral të rrugëve respiratore por pas tamponit të kryer në spital 2 kanë rezultuar negativ dhe vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Të njëjtat burime sqarojnë se në reanimacion nuk asnjë person të intubuar dhe se 4 rastet në terapi intensive janë në gjendje të stabilizuara dhe se po trajtohen me oksigjeno terapi përmes maskës së oksigjenit.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me koronavirus, por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital

Mjekë ekspert nga dy spitalet COVID, ‘Infektivi’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’ thanë për ‘News 24’ se të paktën 20% e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara.

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

Tash esht Koha