COVID-19/ Shërohet aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, dalin nga spitali në Australi

COVID-19/ Shërohet aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, dalin nga spitali në Australi

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkeshortja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi u kuruan për koronavirus. Lajmi behet i ditur nga BBC.Çifti raportohet te jete futur në vetkarantinim në shtëpinë e marrë me qera në Queensland.Ata ishin në Gold Coast ku Hanks po punonte per një film mbi jeten e Elvis Presley.





Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me virusin. “Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta,”tha ai në postim.Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që po kujdesej aq shumë për ta.

TAGS