CR7 i përgjigjet pyetjes nëse do të bëhet trajner në të ardhmen

CR7 i përgjigjet pyetjes nëse do të bëhet trajner në të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është përshtatur shumë mirë te Juventus, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e angazhimit si trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë verën e kaluar nga Real Madrid u transferua te Juventus për 105 milionë euro.

Në sezonin e parë në Itali, Ronaldo ka arritur të fitojë Serie A.

“Gjëja e parë që bëj kur shkoi te ndonjë klub i ri është të jem unë, jo ndonjë tjetër”, ka deklaruar Ronaldo për ‘El Pais’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Duhet të jeni të përulur dhe të kujtoni se nuk i dini të gjitha”.

“Nëse jeni i mençur, ju kapni gjërat e vogla që ju përmirësojnë si sportist. Jam përshtatur shumë mirë te Juve. Ata e kanë parë që nuk jam një mashtrim”.

I pyetur nëse pas pensionimit nga futbolli do ta shohim në rolin e trajnerit, Ronaldo është përgjigjur: “Pse jo”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS