Cuadrado lëndohet me Kolumbinë

Cuadrado lëndohet me Kolumbinë

Juan Cuadrado ka vuajtur një lëndim në ndeshjen me Kolumbinë dhe është kthyer te Juventusi për kontroll. 

Anësori luajti ndaj Kinës në fitoren 4-0, ndërsa ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së majtë.

Trajneri Jose Pekerman i ka dhënë leje Cuadrados që të kthehet në Torino.

Ai do t’i bëjë disa testet për ta kuptuar shkallën e lëndimit.

Lexo po ashtu:

Bianconerët do të përballen me Sampdorian si mysafir të dielën pasdite.

Juventusi është i dyti në renditje pas Napolit me një pikë më pak. /Telegrafi/