Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka udhëzuar të gjithë kolegët e tij që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për të parandaluar parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor.
Çulev theksoi se do të ketë sanksione të ashpra për të gjithë shkelësit e procesit zgjedhor.
“Prania ime në SPB – Strumicë mbi të gjitha është për të udhëzuar kolegët e mi që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për të parandaluar parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor, por edhe për të sanksionuar të gjithë shkelësit”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.