VMRO DPMNE akuzon qeverinë se, në kohën e krizës nga virusi Korona, kur bujqësia është goditur shumë nga çmimet e ulëta të blerjes, po shkurton para nga fermerët. Cvetan Tripunovski, zëvendësministri plotësues për bujqësi, pylltari dhe administrim të ujrave, thotë se janë shkurtuar rreth në 2.3 milion euro, shumica e të cilave është pjesë e programit të ekonomizimit së ujrave, para që supozohej të investoheshin në rehabilitimin dhe pastrimin e sistemeve të ujitjes, por edhe ndërtimin e sistemeve të reja.
‘”Me uljen e fondeve, LSDM këtë vit dënon fermerët duke i lënë pa ujë të mjaftueshëm për ujitje, dhe kjo do të thotë më pak rendiment dhe cilësi më e ulët. Kur qeveria shkurtoi mjetet, ajo nuk morri parasysh shëndetin e qytetarëve ose sigurinë e ushqimit që do të konsumojmë. LSDM shkurton mbi 1 milion e 100 mijë euro nga programet për kujdesin shëndetësor veterinar dhe sigurinë e ushqimit… Si tjetër të kuptohet rritja prej 270 mijë eurosh në zërin për pagat në AUV, përveç ryshfetit parazgjedhor me punësimin e votuesve të LSDM-së në të njëjtën kohë kur agjensia shkurton kontrollin e ushqimit. Shkurtimet nuk kanë kursyer as subvencionet. LSDM parashikon ulje prej 1 milion euro nga buxheti i Agjencisë për Financim të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.”- tha Cvetan Tripunovski, zv/ministër plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave