Alsat 2020-01-28T22:15:47+01:00
Virusi Korona që është izoluar në Kinë, është një virus i ri, por simptomat që shkakton tek njerëzit janë të ngjashme me ato të gripit sezonal, shpjegon Dr. Marija Cvetanovska nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në edicionin e sotëm të Programit 200 në Alsat. Siç thotë Cvetanovska, korona virusi është një zoonozë, virus që si nikoqir ka kafshët, por që pas disa mutacioneve marrin aftësitë për sulm drejt trupit të njeriut.
“Sigurisht që po përhapet dhe do të përhapet, sepse i përket grupit të viruseve të frymëmarrjes, atyre që transmetohen nga rrugët e frymëmarrjes, praktikisht më e lehtë përhapen dhe vështirë parandalohen”, shpjegon Dr. Cvetanovska.
Loading…