Da Silva: Cavani duhet të largohet nëse është i pakënaqur, mund të shkoj te Real Madridi

Da Silva: Cavani duhet të largohet nëse është i pakënaqur, mund të shkoj te Real Madridi

Ish-sulmuesi i Uruguait, Jorge Da Silva, mund të shohë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, duke u larguar nga skuadra franceze për të shkruar te Real Madridi.

Cavani ka kohë që përflitet për raportet të tensionuara me bashkëlojtarin e tij, Neymar, dhe disa herë është lidhur me një largim nga Parc des Princes.

Legjenda e Uruguait, Da Silva thotë se Cavani duhet të largohet nga PSG nëse është i pakënaqur dhe ka raporte jo-pozitive, pasi mund të shkoj edhe te Real Madridi.

Lexo po ashtu:

“Nëse atmosfera është vërtet e keqe, nëse dialogu në dhomën e veshjes nuk ka qenë pozitiv, ai do të duhet ta mbrojë veten duke shkuar diku tjetër”, ka thënë fillimisht Da Silva.

Edinson Cavani (Getty Images)

“Nëse do të mbetet kështu, do të duhet të zgjedhë një largim dhe sot ekipet e mëdha nga Evropa do të hapin dyert e tyre për Cavanin”.

“Madje them se Real Madridi, i cili duhet të forcohet, mund të pyesë për mundësinë e transferimit të Cavanit.

Lexo po ashtu:

“Duke pasur parasysh moshën e tij, ai do të duhet të zgjedhë një klub ku ai ndihet mirë”, përfundoi ish-lojtari uruguaian.

Ndryshe, ylli uruguaian është në formë të lartë, duke shënuar 11 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje deri tani këtë sezon. /Telegrafi/

TAGS